
Policia e sheh në video duke gjuajtur me armë në dasmë, e arreston
15 gusht 2024
| 11:09
Në fshatin Petrovë të Prizrenit është arrestuar një person meqë në bazë të një video-incizimi të siguruar nga policia, ai është parë duke shtënë me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu familjar.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 20 copë fishekë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.