
Policia falënderon dhe uron qytetarët për Ditën e Pavarësisë
17 shkurt 2022
| 16:29
Policia e Kosovës, në këtë rast drejtori i përgjithshëm i PK-së, Samedin Mehmeti, ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore, me rastin e shënimit të manifestimit qendror të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Njëkohësisht drejtori Mehmeti ua ka uruar qytetarëve të Kosovës dhe punonjësve të policisë, 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.