
Policia gjen armë në veturën e një të dyshuari në Vushtrri
10 korrik 2025
| 09:52
Rreth orës 00:45 njësitet policore në Vushtrri kanë konfiskuar një armë zjarri.
Konfiskimi i armës është bërë në kohën kur njësia policore, gjatë kontrollit të detajuar të veturës së të dyshuarit, kanë gjetur një pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për bartje te armës.
Pas intervistimit, i dyshuari u lirua në procedurë rregullt. Ndaj tij u iniciua rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve’.