
Policia gjen mbi 7 gramë marihuanë në Istog
25 qershor 2025
| 11:40
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në dy raste ka gjetur mbi 7 gramë marihuanë në Istog.
Në rastin e parë gjatë një kontrolli në një objekt sipas PK-së janë gjetur 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 4 gramë.
Kurse, në një objekt tjetër është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 3.2 gramë.
Për të dy rastet sipas policisë është njoftuar prokurori dhe se kanë filluar hetimet.