Policia: Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur nga lufta
26 mars 2026
| 11:10
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë gjetur mbetje eshtërore në Rahovec.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, dyshohet se këto mbetje i përkasin së paku një personi të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Policia ka treguar se mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore.
“Rahovec / 25.03.2026 – NN. Nga njësitë kompetente policore dhe institucionet përkatëse janë vazhduar punimet në vendin e cekur, dhe gjatë gërmimeve janë gjetur mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi/personi, i cili figuron në listën e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore”, është thënë në raportin policor.



