Policia gjobit babanë për fajin e të birit
16 shtator 2025
| 08:12
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit është shqiptuar një gjobë ndaj prindit të një të mituri, pasi ai shihet në një video të postuar në rrjete sociale duke drejtuar një automjet pa pasur të drejtë ligjore për ngasje.
“Pas veprimeve policore, ndaj prindit – pronar i automjetit – është shqiptuar gjobë në bazë të legjislacionit në fuqi, për moskujdesin dhe lejimin e fëmijës së mitur të ngasë automjetin”, njofton policia.



