Policia gjobit mërgimtarin që i tha “rrenc” Armend Zemajt

25 tetor 2025 | 22:43

Mërgimtari Nuha Osmani, i cili u përfshi në incidentin me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj, është dënuar nga Policia e Kosovës me një tiketë për kundërvajtje, për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrinë Shala, e cila tha se pas shqyrtimit të rastit, policia ka ndërmarrë veprimet ligjore ndaj Osmanit.

“Të dëmtuarit, Policia e Kosovës ia ka lëshuar një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka deklaruar Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mergimtarit, Nuha Osmani, që u përfshi në incidentin me deputetin…