Policia gjobitë zyrtarët e lartë të BDl-së, kjo është arsyeja

06 janar 2021 | 23:38

Ministria e Brendshme bën me dije për Alsat se ka gjobitur 8 persona me nga 20 euro secili për mbledhjen e funksionarëve të BDl-së për ditëlindjen e liderit të tyre, Ali Ahmeti.

Alsat ka mësuar nga burime në Ministrinë e Brendshme se 8 urdhër pagese me nga 20 euro secila janë dërguar tashmë për disa nga të ftuarit në zyrën e Artan Grubit.

Midis tyre janë lideri Ali Ahmeti, nikoqiri Grubi, si dhe për Bujar Osmani etj.

Ditëlindja e 62-të e Ali Ahmetit dhe hapja e lokaleve në ndërtesën e re, stil barok prej 14 milion eurosh, ku do të vendoset selia e Ministrisë së re të Sistemit Politik, ishte rasti që udhëheqja më e afërt e BDl-së të mblidhej dy ditë më parë pa maska dhe pa distancë sociale, duke mor respektuar asnjë masë antiCOVID.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka takuar dhjetra…