Policia hedh gaz lotsjellës drejt protestuesve për të zhbllokuar rrugën në Bërnjak

20 shtator 2021 | 18:11

Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve afër kufirit të Bërnjakut, pasi ata kundërshtuan t’i largojnë automjetet e tyre për ta zhbllokuar rrugën.

Kjo ka ndodhur pak para orës 17:00, ndërsa masa është shpartalluar. Mësohet se deri tash nuk ka të lënduar, ndërsa protestuesit janë tërhequr dhe po tubohen nëpër lokacione të ndryshme dhe në numër më të vogël.

Situata është e qetë, por nën tension edhe gjatë kohës kur po raportohet.

Serbët janë mbledhur në protestë për shkak të masave të reciprocitetit të palës kosovare ndaj targave serbe, pas skadimit të marrëveshjes më 15 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin…