Policia hungareze gjuan me plumba kamionin me emigrantë që s’u ndal në kufi

07 janar 2022 | 09:17

Policia hungareze ka shtënë me armë në drejtim të një kamioni që po transportonte rreth 30 persona që supozohet të kenë qenë emigrantë të paligjshëm të entjen, pasi mjeti kaloi nëpër një pikëkalim në kufi me Austrinë pa u ndaluar, thanë autoritetet.

Policia lokale në distriktin Gyor-Moson-Sopron tha se patrulla policore në fshatin kufitar, Harka, e vërejti kamionin që po vinte me shpejtësi në drejtim të pikëkalimit kufitar, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Një polic doli para kamionit duke i dhënë shenjë se duhet të ndalet për ta kontrolluar, por drejtuesi vetëm e rriti shpejtësinë, duke e detyruar policin që të kërcente anash rrugës, ndërsa një koleg i tij qëlloi me armë për ta detyruar kamionin që ta ndërronte drejtimin, thuhet në deklaratën e policisë.

Kamioni me targa hungareze e kaloi kufirin dhe më pas u prish. Policia austriake i arrestoi drejtuesin egjiptian të kamionit dhe rreth 30 pasagjerë me kombësi të panjohura në pjesën e pasme të mjetit, tha policia hungareze.

Sipas të dhënave të policisë, autoritetet hungareze kanë kthyer rreth 2.000 deri 2.500 emigrantë në javë në kufirin jugor me Serbinë dhe Rumaninë në javët e fundit të vitit 2021.

Hungaria gjithashtu kishte ndërtuar një rrethojë kufitare përgjatë kufirin me Serbinë për ta ndaluar hyrjen e emigrantëve gjatë krizës së vitit 2015.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtarja Agatha Christie rezulton se nuk ka qenë edhe aq…