Policia identifikon personin që shpërndau panik rreth koronavirusit

01 prill 2020 | 17:36

Policia e Kosoës ka identifikuar personin që ka shpërndar panik në opinion, duke kërkuar nga qytetarët të kryejnë analiza për koronavirus në QKUK.

Sipas një njoftimit të bërë nga PK-ja të mërkurën, thuhet se në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, janë marrë masat e menjëhershme. “ Policia e Kosovës, pas pranimit të një informacioni nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me një mesazh me përmbajtje dezinformuese, i cili nuk ishte lëshuar nga asnjë institucion shtetëror dhe shëndetësor i Kosovës, është trajtuar dhe hetuar në aspektin policor. Përmbajtja e këtij mesazhi i cili ka qarkulluar përmes rrjeteve sociale dhe disa portaleve online, përmes të cilit i është bërë ftesë qytetarëve për analiza rreth Coronavirusit në QKUK, ka shkaktuar dezinformimin e opinionit dhe qytetarëve. Policia e Kosovës, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ka ndërmarr veprime të menjëhershme me ç‘rast ka arritur që të identifikoj personin/at të cilët dyshohet se qëndrojnë prapa këtij mesazhi”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Personi pas kësaj vepre ende nuk është arrestuar, por është i njohur për Policinë. “Ajo çfarë mund të konfirmojmë është se ky mesazh ishte mashtrues, i njëjti është krijuar dhe dërguar tutje fillimisht nga një person, tani i njohur për Policinë e Kosovës”, vazhdon komunikata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Përparim Gruda Votimi i suksesshëm i mocionit të mosbesimit…