Policia italiane godet organizatën e fuqishme mafioze e njohur si Ndrangheta

19 dhjetor 2019 | 17:36

Policia italiane kë bërë me dije të enjten se ka arrestuar 334 njerëz, përfshirë një zyrtar të lartë policor dhe një ish-deputet, në një operacion të madh kundër organizatës së krimit të organizuar – Ndrangheta.

Kjo organizatë konsiderohet si grupi më i fuqishëm mafioz i Italisë, raporton “AFP”.

Rreth 2 500 policë si dhe parashutistët e ushtrisë kanë marrë pjesë në operacion.

Disa prej të dyshuarve janë arrestuar në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari përmes urdhër-arrestit evropian.

“Disa nga shefat e mafisë e dinin se operacioni ishte planifikuar për nesër (e premte), kështu që ne duhej ta kryenim atë 24 orë përpara, gjë që paraqiste një problem të madh logjistik”, ka thënë prokurori Nicola Gratteri, në një deklaratë.

Policia ka konfiskuar prona në vlerë 15 milionë euro.

Shtatëdhjetë nga të arrestuarit po mbahen nën arrest shtëpiak.

Ministrja e Brendshme e Italisë, Luciana Lamorgese, e ka vlerësuar operacionin si “një goditje shumë të fortë për organizatën Ndrangheta”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori në Universitetin e Prishtinës dhe ish-kandidati për deputet nga…