
Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, i cili e shkaktoi aksidentin me fatalitet të shtunën në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ishte ndalë në shiritin e emergjencës dhe më pas ishte goditur me veturë nga i dyshuari, ku vdiq në vend të ngjarjes.
“Autostrada Ibrahim Rugova, KM 47 Duhel- Malishevë, 26.06.2021 – 15:35. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me automjet kishte goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte ndalë me veturë në shiritin emergjencë dhe kishte dalë nga vetura. Si pasojë, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së
Policia njofton se trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.