Policia jep detaje për aksidentin në Veternik: Dy persona të lënduar

26 tetor 2025 | 19:37

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se sot rreth orës 16:00 policia ka pranuar informatën se në Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe për pasojë janë lënduar dy persona, (ngasësi dhe pasagjeri që ishin në automjet), konfirmon Ahmeti.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar gjerësisht për dështimin e kryeministrit në…