Policia jep detaje për plagosjen e tre personave në Prishtinë, dy dyshohet se u qëlluan me armë zjarri

18 qershor 2026 | 23:16

Tre persona janë plagosur, dy prej tyre nga arma e zjarrit, në Prishtinë mbrëmjen e sotme.

Lajmin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ai tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht, njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit. Dy nga ta dyshohet se janë lënduar nga arma e zjarrit”, tha Pllana për Gazeta Blic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 4:1 ndaj…