
Policia jep detaje për shpërthimin e bombolës së gazit në Prishtinë
03 dhjetor 2021
| 10:36
Policia ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e bombolës së gazit që ka ndodhur dje në Prishtinë.
Sipas raportit, një grua ka njoftuar se në shtëpinë e babait të saj ka shpërthyer bombola e cila përdorej për ngrohje.
Si pasojë e shpërthimit, trupore ka pësuar viktima femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv