
Policia jep detaje për vdekjen në Gllamnik të Podujevës
25 gusht 2025
| 20:50
Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, tha për Gazeta Blic se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe se vdekja po hetohet.
“Sot në stacionin policor të Podujevës, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekjen. Rasti ka ndodhë në fshatin Gllamnik, ku është gjetë pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, tha Ahmeti.