Policia jep detaje për vrasjen në Pejë: Viktima u gjend e djegur në veturë

27 shkurt 09:14

Policia e rajonit të Pejës përmes një komunikatë për medie ka njoftuar se në fshatin Zahaq është gjetur një trup pa shenja jete në një veturë të përfshirë nga zjarri.

Policia ka sqaruar rrethanat në të cilat është gjetur i vrarë më pas i djegur viktima.

Njoftimi i plotë i Policisë:

NJOFTIM PËR MEDIA

Pejë, 27 shkurt 2020

Me datën 27.02.2020 rreth orës 01:27, Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë.

Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin.

Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar.

Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se vetura e djegur është e tipit VW Passat me targa vendore.

Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ne bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vrasje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zahaq të…