Policia jep detaje për zjarrin e madh në Fushë Kosovë

01 prill 2022 | 13:27

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar.

Ai bëri me dije se zjarri ka shpërthyer në një objekt në fshatin Vragoli të kësaj komune.

“Rreth orës 12:15, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale”, ka thënë Borovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Elmedina Ismajli Sot 1 prill (e premte) në Doha…