
Policia jep detaje rreth aksidentit në Pejë: Motoçikleta humbi kontrollin në kthesë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur sot në fshatin Treboviq, Pejë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.
“Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).Në këtë aksident ishin të përfshira një vetur dhe një motoçiklet.Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i motoçikletes pasi humb kontrollin në një kthesë ( i dyshuar) gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt”, thuhet në njoftim.
Tujtje është bërë e ditur se si pasojё e kёtij aksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёsa personi i lënduar është dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, ku është duke u trajtuar.
Kurse me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Njoftimi i plotë:
Humb jetën një person dhe lëndohet rendë një tjetër në aksident trafiku
Pejë, 26 shtator 2025
Ju informojmë se me datë 26 shtator 2025, rreth orës 14:05, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Treboviq-Pejё.
Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
Në këtë aksident ishin të përfshira një vetur dhe një motoçiklet.
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i motoçikletes pasi humb kontrollin në një kthesë ( i dyshuar) gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.
Si pasojё e kёtij aksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёsa personi i lënduar është dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, ku është duke u trajtuar.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.