Policia jep detaje rreth arrestimit të pronarëve të lokaleve në Prizren

17 korrik 2020 | 10:14

Pesë persona janë arrestuar në Prziren, pasi që kanë sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se zyrtarët policorë gjatë ballafaqimit kanë pësuar lëndime trupre.

“Prizren 16.07.2020-11:20. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës. Zyrtarët policor gjatë ballafaqimit me ta kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Arrestim me forcë në një lokal në Prizren, pronari nuk bartte maskë

Arrestim me forcë në një lokal në Prizren, pronari nuk bartte maskëNjë arrestim me forcë është bërë sot rreth orës 11:00 në një lokal në qendër të Prizrenit.Një dëshmitarë për Rtv Besa ka treguar se policë të njësisë speciale e kanë arrestuar me forcë pronarin e lokalit dhe djemtë e tij, ndërsa gjatë arrestimit është përdorur edhe sprej.Kjo shihet edhe në pamjet që i ka siguruar Rtv Besa ku shfaqen disa policë që me forcë e arrestojnë pronarin e lokalit dhe djemtë e tij. Gjatë arrestimit, përveç forcës është përdorur edhe sprej.Sipas tij gjithçka ka nisur pasi pronari i lokalit u ndalua për shkak të mosbartjes së maskës, me policët që sipas tij u treguan të “ashpër” me të.Nga Policia e Prizrenit, ndonëse e kanë konfirmuar se ngjarja ka nisur për shkak të mosrespektimit të masave kundër koronavirusit, këtë rast e kanë cilësuar si sulm ndaj zyrtarëve policorë.

Publiée par RTV BESA sur Jeudi 16 juillet 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë ditë më parë, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka…