Policia jep hollësi për vdekjen e njëvjeçarit që u aksidentua nga i ati në Fushë-Kosovë
07 shtator 2022
| 08:51
Polica ka dhënë sqarime rreth vdekjes së një njëvjeçari që dyshohet se u aksidentua për vdekje me veturë nga babai i tij në oborrin e shtëpisë në Fushë-Kosovë.
Fëmija, pas lëndimeve të marra, ishte dërguar në QKUK, por aty është konstatuar vdekja e viktimës, të martën rreth orës 16.00.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.



