Policia jep raportin për të vdekurin në Qirez të Skenderajt

11 shkurt 2024 | 09:03

Një person është arrestuar dje si i dyshuar për vdekjen e 66-vjeçarit në një gurthyes në Qirez të Skenderajt.

Policia ka konfirmuar se viktima ishte goditur nga ekskavatori.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

“Një mashkull kosovar ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga ekskavatori që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje në Bibliotekën e Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci”…