Policia kallëzim penal ndaj Enver Hasanit

01 mars 2018 | 22:32

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka pranuar kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit.

Lajmin për “Kallxo.com” e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

“Prokuroria ka pranuar kallëzim penal ndaj personit në fjalë para disa ditëve. I njëjti dyshohet për veprën penale lajmërimi apo kallëzimi i rremë nga neni 390 i Kodit Penal”, ka bërë me dije kryeprokurori Beka.

Beka ka sqaruar se kallëzimi është dorëzuar nga Njësia e Krimeve Ekonomike.

“Kallxo.com” ka kontaktuar edhe ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.
Enver Hasani ka lënë të nënkuptohet se kallëzimi penal ka të bëjë me “konfliktin” e tij me kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka reaguar pas largimit të…