Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi, dyshohet për vjedhje të rëndë (Foto)

27 maj 2020 | 21:34

Policia e Kosovës, me autorizim nga prokuroria, është duke kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  një personi i cili dyshohet për vjedhje të rëndë.

Me këtë rast, policia ka publikuar edhe fotografinë e personit në fjalë.

“I dyshuari kërkohet nën dyshimet për përfshirje në ‘vjedhje të rënda’ dhe raste të tjera. Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, mund të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 (pa pagesë)”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se…