Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e këtij personi

16 tetor 2020 | 14:02

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Mitrovicё, kërkon ndihim për arrestimin e Shkodran Osmanajt nga Deçani.

Osmanaj i lindur më 14.10.1980, dyshohet për “Blerje, Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”, thuhet në njoftim.

 “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, bëhet me dije në njoftimin për media të policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pritur sot në takim…