Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi, dyshohet për vjedhje të rëndë
Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor të Prizrenit ka njoftuar lidhur me një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhur më 22 shkurt të këtij viti në rrugën “Kamber Bruti”.
Sipas policisë, rreth orës 19:00 të asaj dite, një person i panjohur ishte vërejtur duke dalë nga shtëpia e të dëmtuarit. Ky i fundit ka deklaruar se nga shtëpia i janë marrë para të gatshme dhe stoli ari, me vlerë rreth 3 mijë euro.
Nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografia e të dyshuarit, megjithatë ende nuk ka identifikim të tij.
Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, në bazë të nenit 76 paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale, policia ka bërë publike fotografinë e të dyshuarit, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e tij.
Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë informacione për personin në fjalë, të kontaktojnë në numrin 192, në faqet zyrtare të Policisë së Kosovës në rrjete sociale, ose të paraqiten në cilindo stacion policor në vend



