Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre dy personave

23 maj 2025 | 08:15

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore, ka publikuar fotografinë e personave të dyshuar të shpallur në kërkim, lidhur me veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, nga neni 321, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në një parking në rrugën “C” në Prishtinë, dhe për hetimin e tij Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar.

“Ftojmë të gjithë ata që kanë informacion të mundshëm – përmes njohjes së tipareve fizike apo vendndodhjes së tyre – të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Për informata na kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected] App: Lajmëro Policinë Tel: 192 Facebook: Kosovo Police”, ka shkruar Policia e Kosovës.

Policia shton se besimi dhe bashkëpunimi me qytetarët mbetet kyç në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe pa krim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke mbajtur lotët, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)…