Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar për vjedhje në Ferizaj

06 tetor 2025 | 20:45

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, pas autorizimit të Prokurorisë Themelore, për publikimin e fotografive të disa personave që janë në kërkim.

Sipas njoftimit, dyshohet se më 24 shtator 2025, rreth orës 13:30, në fshatin Bibaj të Ferizajt, disa persona kanë kryer veprën penale “Vjedhje”. Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar.

Policia apelon që kushdo që ka informacione për identitetin apo vendndodhjen e tyre të kontaktojë: stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ose në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

“Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy plumba në kraharor dhe një në bark i morën…