Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tre të rinjve të shpallur në kërkim (foto)
14 nëntor 2025
| 14:30
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar ndihëm e qytetarëve që të lokalizojnë tre të dyshuar për përfshirje në veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosja”.
Përmes një komunikate për media, Policia bën të ditur se të shpallurit në kërkim për këto vepra janë: Ismet Kelmendi, Valtrim Kelmendi dhe Premton Berisha, të tre të moshës 20-vjeçare.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, ka njoftuar policia.






