Policia konfiskon dy armë në rajonin e Mitrovicës

18 korrik 2025 | 10:14

Në 24 orët e fundit, policia ka njoftuar se në rajonin e Mitrovicës se Jugut në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë.

Në rastin e parë, arrestimi i të  dyshuarit për armëmbajtje pa leje është realizuar  në Vushtrri pas një hetimi pasi i dyshuari ishte përfshirë në  një rasti me elemente të veprës penale kanosje, me ç’ rast  gjatë kontrollit të detajuar në posedim tek personi i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë pistoletë me nëntë fishekë dhe një thikë.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprat “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” .

Ndërsa në rastin e dytë në Mitrovicë, policia ka konfiskuar një armë te llojit pistoletë dhe një thikë, pasi i dyshuari jave me parë te njëjtat i kishte i kishte postuar në rrjete sociale.

I dyshuari është shoqëruar për intervistim, me pas është liruar ne procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli, ka komentuar kritikat e…