Policia konfiskon pesë revole në tri raste të ndara

19 prill 2018 | 11:25

Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë gjatë ditës së djeshme në tri raste të ndara kanë konfiskuar pesë armë zjarri, një armë e ftoftë, një sprej si dhe fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Aksioni i parë është realizuar nga njësitet policore të stacionit të Lipjanit, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar, të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar dy revole, një  thikë si dhe 66 fishekë të ndryshëm.

Ndërsa dy rastet e tjera të konfiskimit të armëve kanë ndodhur, njeri në  rrugën “Johan V. Han” dhe tjetri në rrugën “Tirana” në Prishtinë me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar.

“G. A 18 vjeç të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar një revole, një sprej si dhe një karikator me 5 fishekë. E. K  49 vjeç, të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar një revole si dhe një karikatorë me 5 fishekë. N. S  44 vjeç të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar një revole dhe një karikator me 3 fishekë. Ndaj të gjithë personave të dyshuar, janë iniciuar rastet mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armeve”, është theksuar në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Që nga 1 janari i këtij viti nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë janë konfiskuar 135 armë, 1 249 municione të llojit dhe kalibrit të ndryshëm, dhe janë iniciuar 126 raste mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit, si rezultat i punës së mirë në…