Policia konfiskon thasë me drogë në Graçanicë (Video)

25 shkurt 17:24

Policia e Kosovës, konkretisht njësitë e antidrogës, në funksion të luftimit të dukurive negative dhe identifikimit të veprave penale, në veçanti të veprave penale kundër trafikimit, posedimit dhe abuzimit me narkotik, të shtunën kanë realizuar një operacion policor në disa lokacione në rajonin e Prishtinës.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit në një lokal në Graçanicë, ka rezultuar që në posedim të dy serbëve, janë gjetur dhe konfiskuar të mbushur në thasë, sasi e dyshuar e substancës narkotike.

Dyshohet se substanca narkotike është e llojit marihuanë, ndërsa pesha e saj rezulton të jetë mbi 13 kilogram. “I dyshuari mashkull k/serb pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër serbe, shtetase e Serbisë pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedure të rregullt për procedurë të mëtejme”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja Jugore ka deklaruar të dielën se Koreja Veriore është…