
Policia: Krismat e mbrëmshme në veri të Mitrovicës, nga mjetet piroteknike
18 prill 2022
| 09:01
Krismat e dëgjuara mbrëmë në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri janë shkaktuar nga mjetet piroteknike, ka njoftuar zëvendësdrejtori i policisë në veriun e Mitrovicës Besim Hoti.
“Ka pasur mjete piroteknike. Nuk ka pasur asnjë dëm ose lajmërim në polici nga ana e ankuesve. Besohet se ka qenë një festë dhe janë përdorur”, ka thënë ai.