Policia kroate zbulon dhjetëra migrantë në një kamion

19 shkurt 2019 | 11:22

Policia kroate ka njoftuar se ka gjetur dhjetëra migrantë të fshehur në një kamion dhe se ka arrestuar dy kontrabandistë të dyshuar të njerëzve.

Policia ka njoftuar se patrulla e ka ndaluar kamionin me targa sllovene, mëngjesin e së martës, pranë qytetit Graçac, në jug të Kroacisë.

Autoritetet kroate janë duke punuar në identifikimin e migrantëve, të cilët tani mund të kërkojnë azil në Kroaci.

Televizioni shtetëror kroat ka raportuar se shumica e tyre janë nga Bangladeshi, Pakistani dhe India.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Formimi i gjerë linguistik që prof. Ajeti e mori në…