Policia kryen dy bastisje në Zveçan, rasti lidhet me Banjskën

05 tetor 2023 | 08:10

Dy lokacione janë bastisur dje nga Policia e Kosovës në Zveçan. Bastisjet lidhen me sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të këtij qyteti.

Lajmin për medie e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Po, bastisjet lidhen me sulmin që ka ndodhur në Banjskë”, ka thënë Elshani.

Ai ka treguar se nuk ka ndonjë të arrestuar në këtë bastisje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë identifikuar të gjithë viktimat e aksidentit të mbrëmjes të së martës,…