Policia Kufitare e Kosovës parandalon kontrabandimin e kafshëve nga Serbia

22 shkurt 2023 | 22:35

Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht zyrtarët policorë në teren, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirit shtetëror, të mërkurën në orët e pasdites në fshatin Banjë, komuna e Zubin Potokut, kanë vërejtur dy persona të dyshuar të cilët nga territori i Serbisë kanë sjell disa kafshë (dele) në territorin e Republikës së Kosovës.

Njësitet policore kufitare kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme për trajtimin e këtij rasti të dyshuar të kontrabandës.

Megjithëse kafshët e kontrabanduara janë lokalizuar nga policia, personat e dyshuar duke shfrytëzuar terrenin malor në atë zonë kanë depërtuar dhe janë larguar në territorin serb.

Policia e Kosovës ka informuar autoritetet doganore dhe AVUK-un lidhur me rastin për procedura të mëtejme, përderisa në bashkëpunim me Prokurorinë është iniciuar edhe rasti “kontrabandim me mallra”.

Policia Kufitare e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha rasteve të kontrabandës dhe menaxhimin e fikas të kufirit shtetëror të RKS-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona humbën jetën sonte rreth orës 19:15 në një…