Policia Kufitare e Vlorës sekuestron 57 mijë euro të padeklaruara

05 dhjetor 2019 | 22:37

Policia Kufitare e Vlorës, ka ndaluar një mjet me targa gjermane duke gjendur brenda saj dy pako të mbështjella me para, të cilat nuk ishin deklaruar në kufi.

Shuma prej 57 mijë eurosh e gjendur në automjetin e drejtuar nga shtetasi E.P, 29 vjeç është konstatuar si e paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen 57000 euro dhe procedohet penalisht poseduesi i tyre, pasi nuk i deklaroi në kufi.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganës Vlorë dhe DVP Vlorë, pas kontrollit në vijën e dytë të një automjeti me targë gjermane kanë konstatuar të fshehura në brendësi të mjetit dy pako të mbështjella, brenda të cilave kishte një sasi eurosh të padeklaruara në kufi.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se në automjet ishin fshehur rreth 57000 euro.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. P., 29 vjeç, banues në Kukës është shoqëruar drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe në përfundim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth dy tonë kokainë, që vinte nga Kolumbia, me një…