Policia me aksion në Prishtinë – Sekuestrohen drogë, armë dhe aparate të lojërave të fatit

08 maj 2025 | 10:46

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli në lokalin dhe shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të ndryshme që lidhen me veprimtari të kundërligjshme.

Sipas njoftimi të policisë, gjatë bastisjes janë konfiskuar 1.9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një armë automatike AK-47 me një fishek, pajisje të dyshuara që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, dy aparate për lojëra të fatit dhe një shumë prej 1480 eurosh para të gatshme.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit në lokalin dhe shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një armë automatike AK47 me një fishek, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu janë sekuestruar edhe 2 aparate për lojëra të fatit dhe 1480 euro para të gatshme”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

I dyshuari është arrestuar në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndarjet nuk janë kurrë të lehta, aq më tepër pas…