
Policia me dron po monitoron komunikacionin
03 mars 2022
| 12:03
Sot, në rajonin e Ferizajt, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka nisur kontrollimin e komunikacionit përmes dronit të policisë, aksion ky që do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit mars në rrugët magjistrale, rajonale dhe lokale të rajonit të Ferizajt.
Aksioni i policisë ka për qëllim identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshëm në komunikacion, me theks të veçantë kundërvajtjet si: tejkalimi në vijë të plotë, kyçjet e pasigurta në rrugë, tejkalimin e shpejtësisë, përdorimi i telefonit, mos përdorimi i rripit të sigurisë dhe kundërvajtje tjera që, shoferët me veprime të tilla mund të shkaktojnë aksidente në komunikacion.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.