
Policia në Gjakovë arreston një toger të policisë dhe një kapiten të ushtrisë së Serbisë
Ditën e shtunë në rrugën “Gaspër Karaqi”, në Gjakovë, rreth orës 18:00, patrulla e Policisë ka ndal një veturë me targa të Kragujevcit të Serbisë. Në veturë kishin qenë katër qytetarë serb. Pasi janë legjitimuar nga Policia dhe janë pyetur për qëllimin e vizitës, ata kanë deklaruar se kanë ardhë në Kosovë për pelegrinazh. Pas kontrollit rutinor që i është bërë veturës, policia ka gjetur harta të ndryshme, si dhe në bagazhin e veturës janë gjetur një sëpatë dhe dy thika, si dhe fotografi të ndryshme të terroristëve të Banjskas. Ata menjëher janë shoqëruar por në stacionin policor e ku pas kontrollove kanë rezultuar se nuk janë pelegrin por zyrtar të lartë të sigurisë në Serbi. Sipas informacione policia ka arrestuar edhe disa serb tjerë në Prizren, po ashtu zyrtar të policisë e ushtrisë serbe.
Informatën e kanë konfirmuar përmes një komunikatë Qeveris e Kosovës e cila ka bërë të ditur se njëri nga të arrestuarit ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë.