Policia në Mitrovicën e Jugut mban ligjërata në shkolla me temën “Bullizimi në shkollë”

10 nëntor 2025 | 14:44

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për parandalimin e dukurive negative tek të rinjtë, policia ne Mitrovicën e Jugut, po mbanë ligjërata me nxënës të disa shkollave fillore dhe të mesme me temën “Bullizimi në shkollë”.

Qëllimi i këtyre ligjëratave është ngritja e vetëdijes tek nxënësit për pasojat që sjell bullizimi, promovimi i respektit të ndërsjellë dhe krijimi i një ambienti të sigurt e të shëndetshëm shkollor.

Zyrtarët policorë gjatë ligjeratave me nxënës kanë diskutuar për format e bullizimit, mënyrat e identifikimit dhe raportimit të rasteve, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet policisë, shkollës dhe prindërve në parandalimin e kësaj dukurie.

Policia do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në shkolla të tjera, me synim që çdo nxënës të ndihet i sigurt dhe i respektuar në mjedisin shkollor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferit Idrizi i PDK-së, i cili ka rikonfirmuar fitoren në…