
Policia në Mitrovicën e Jugut mban ligjërata në shkolla për parandalimin e substancave narkotike
20 tetor 2025
| 14:55
Me qëllim të parandalimit dhe vetëdijesimit të nxënësve, zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, po mbajnë ligjërata me nxënës të shkollave fillore të Mitrovicës së Jugut.
Këto ligjërata, kanë për synim parandalimin dhe vetëdijesimin e nxënësve për rrezikun dhe pasojat e substancave narkotike.
Pjesë përbërëse e ligjëratave është njoftimi për detyrat dhe përgjegjësitë që zbaton policia në fushën e parandalimit ashtu edhe në atë të reagimit, gjegjësisht trajtimit të rasteve të kësaj natyre si dhe për pasojat që shkakton kjo dukuri.
Angazhimet policore për ofrimin e sigurisë, këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera parandaluese do të jenë të vazhdueshme përgjatë tërë vitit shkollor.