
Policia në Pejë gjatë muajit maj arrestoi 61 persona
Policia në Pejë gjatё muajit maj ka realizuar urdhёresat e gjykatёs ndaj pёrsonave tё kёrkuar.
Deri më sot, policia ka arrestuar 61 persona tё dyshuar.
“Stacionet Policore, pranё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, gjatё muajit maj 2025, kanё realizuar urdhёresat e Gjykatёs ndaj pёrsonave tё kёrkuar. Gjatё muajit maj nga data 01.05.2025-30.05.2025, janё arrestuar gjashtëdhjetë e njё (61) persona tё dyshuar. Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale disa nga ta janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa disa nga ta janё dёrguar ne seanca gjyqёsore, dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit (gjobёn) janё liruar. Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga Gjykatat kompetente”, ka njoftuar policia.