Policia në Prizren vazhdon ligjëratat edukative në shkolla

08 tetor 2025 | 15:25

Policia e Kosovës, përveç detyrave të përditshme si patrullimet dhe pikat e kontrollit, vazhdon angazhimin e saj në edukimin dhe vetëdijesimin e të rinjve përmes ligjëratave në shkolla.

Qëllimi i këtyre takimeve është informimi i nxënësve për rreziqet dhe parandalimi i veprave penale.

Gjatë kësaj jave, zyrtarë policorë nga stacionet e Prizrenit dhe Prizren-Veri mbajtën ligjërata me nxënësit, ku u trajtuan tema si siguria në rrugë dhe respektimi i shumëllojshmërisë së shoqërisë, me fokus në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.

Në këto aktivitete marrin pjesë edhe mësimdhënësit dhe psikologët e shkollave, duke ndarë njohuri, ide dhe mendime, me qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt dhe të ndërgjegjshëm për të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka hapur…