
Policia në Rajonin e Mitrovicës në dy ditët e fundit, konfiskon tri armë zjarri
Në dy ditët e fundit, policia në Rajonin e Mitrovicës në dy raste të ndryshme ka konfiskuar tri armë zjarri.
Në rastin e parë në Mitrovicë, janë arrestuar dy të dyshuar m/k- të cilët për shkak të një mosmarrëveshje në lidhje me një parking janë zënë në mes veti ku njëri i dyshuar e ka kanosur tjetrin, nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me 21 fishek.
Pas intervistimit dy të dyshuarve me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat: “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës” dhe “Sulm”.
Në rastin e dytë në Vushtrri, është arrestuar një i dyshuar m/k- ku pas kontrollit te detajuar në automjetin e tije janë dhe gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë pushkë automatike me 30 fishek, një pistoletë dhe një thikë.
Pas intervsitimit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast: “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës” i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.