Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut mban ligjërata vetëdijesimi për nxënës në shkolla

17 mars 2026 | 11:54

Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalim dhe vetëdijesim, gjatë kësaj jave ka zhvilluar ligjërata me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Mitrovicën e Jugut, Vushtrri e Skenderaj.

Ligjëratat janë realizuar nga njësitet e Policisë në Bashkësi, me qëllim të ngritjes së vetëdijes tek të rinjtë lidhur me pasojat e përdorimit të substancave narkotike dhe ndikimin e tyre në aspektin individual dhe shoqërore që sjell përdorimi i substancave narkotike.

Angazhimet policore për ofrimin e sigurisë, këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera parandaluese do të jenë të vazhdueshme përgjatë tërë vitit shkollor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një pjesëmarrje të gjerë të dashamirësve të kulturës dhe…