Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut realizon fushatë vetëdijesimi për sigurinë në trafik
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi është duke ndërmarrë masa për të ngritur sigurinë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve në trafik.
Me qëllim të sensibilizimit të shoferëve për rreziqet e mosrespektimit te kufizimeve të shpejtësisë, po realizon fushatën me moton ‘Mos lejo që shpejtësia të të udhëheq’.
Kjo fushatë, në fokus ka vetëdijesimin e shoferëve për rrezikun që paraqet mosrespektimi i kufizimeve të shpejtësisë pasi që një veprim i tillë rrezikon drejtpërdrejt shoferin dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik duke rrezikuar shkaktimin e aksidenteve me pasoja të rënda.
Në kuadër të fushatës, zyrtarët policor në tërë rajonin e Mitrovicës së Jugut po shpërndajnë fletushka në të cilat janë ilustruar disa nga veprime qe janë te ndaluara dhe bien në kundërshtim me rregullat e sigurisë ne trafik.
Policia, apelon tek të gjithë shoferet të kenë kujdes dhe t’iu përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për sigurinë në trafik në mënyrë që të mos rrezikojnë veten dhe pjesëmarrësit në trafikun rrugor.



