Policia në Skenderaj konfiskon një armë zjarri

10 dhjetor 2023 | 15:38

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë konfiskuar një armë të gjatë me njëzetë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje.

Arma është konfiskuar në rrugën “Azem Bejta” pasi që pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar 55-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tije janë iniciuar raste për veprat penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hekurudha Kombëtare Shqiptare (HSh) ka përzgjedhur një konsorcium të “ILF…