
Policia në Vushtrri në një aheng familjar konfiskon një armë
Në orët e mbrëmjes së datës 04.08.2025, në Stacionin Policor Vushtrri, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.
Me të pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar nga i dyshuari në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e llojit Pistoletë si dhe një gëzhojë.
Është intervistuar i dyshuari m/k/sh, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armë” dhe “Përdorim i armës’”.